Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, në një bashkëbisedim mdha një koment të detajuar mbi përplasjen verbale që ndodhi ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë samitit rajonal të mbajtur në Durrës.
Ai potencoi se nuk është hera e parë që Vuçiq ka qendrime konfliktuale në samitet që marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.
Madje, ia tha se kjo qasje e tij është më shumë për konsum të brendshëm politik brenda Serbisë, pasi kështu i konvenon “Vuçiqit manipulator”.
“Nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë mban qëndrime konfliktuale në samitet rajonale e kohët e fundit edhe ato europiane. Të hënën ai tentoi që të shkaktojë përçarje dhe incidente politike në takimn e Brdo-Brionit mbajtur në Durrës me të gjithë presidentët e rajonit tonë. Replikat midis presidentit Vuçiq dhe presidentes Osmani ishin të ashpra, për shkak se kreu i shtetit serb akuzoi Kosovën për atë që ai e quan “dhunë kundër serbëve” dhe kërcënoi rajonin me luftë. Jam i bindur se kjo qasje e tij është për konsum të brendshëm politik brenda Serbisë. Vuçiq është manipulator i një lloji të veçantë. Është një kombinim i Milosheviçit, Shejshelit, Karaxhixhit dhe Radko Mlladiçit. Përpiqet të hiqet edhe si Pashiq e Tito, por këta dy personazhe ipërdor për kamuflazh.
Të njëjtën gjë bëri në Kopenhagen gjatë takimit të shefave të shteteve dhe kryeministrave të Europës para një jave. Në mënyrë krejt të njëjtë u soll edhe në takimin e Durrësit. Kërcënimet e tij për Kosovën janë të vazhdueshme. Në të vërtetë Vuçiq po luan lojën e Vladimir Putin në Ballkan. Retorika e luftës dhe e konfliktit nga ana e tij i përshtatet presidentit rus, i cili dëshiron që ta përhapë panik në Europë për gjoja rrezikun që e kërcënon kontinentin. Përhapja e panikut është hapi i parë i suksesit për agresorët dhe diktatorët fashistë. Kjo dëshmon se presioni i Moskës ndaj Vuçiq ka bërë punë. Tashmë Rusia dhe Putin nuk flasin me gjuhë kundër presidentit të Serbisë. Përkundrazi, protestat në Serbi kanë filluar t’i krahasojnë me ato në Kiev dhe Ukrainë në vitin 2014 kundër besnikut të Kremlinit, Janukoviç”, theksoi ai.
Krahas kësaj, Bytyçi ai mbështeti dhe përgëzoi qëndrimin e presidentes Osmani në raport me retorikë provokuese dhe ofenduese të Vuçiqit.
Sipas tij, presidentin serb përveç Kurtit, Osmanit dhe pak politikanëve tjerë, askush nuk e kritikon, as opozita, as Rama e as disa media në Kosovë.
“Vjosa Osmani është ndër të paktët politikanë shqiptarë, së bashku me zotin Kurti e ndonjë tjetër, të cilët e kundërshtojnë retorikën e luftës dhe të konfliktit të presidentit të Serbisë. Nuk e kritikojnë këtë retorikë as Edi Rama, as opozita e Kosovës. Ndërkohë në Kosovë ka medium televizive, si Klan Kosova, të cilat lejojnë në studio e tyre që të kritikohet ashpër aleanca ushtarake midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë dhe të interpretohet si një marrëveshje kundër Serbisë. “Analistë” shqipfolës të sulmojnë, nëse ti vë në dukje faktin se Serbia historikisht ka shkaktuar luftëra dhe destabilitet në rajonin tonë. “Jo, thonë ata në studio e këtij TV, nuk është Serbia, por edhe Kroacia ajo që ka krijuar destabilitet”! Në fakt debate në Durrës u zhvillua edhe për shkak të kësaj marrëveshjeje Kosovë-Shqipëri-Kroaci, pasiqë Vuçiq e vlerësoi këtë marrëeshje si “shpallje lufte” kundër Serbisë…”.
Tutje, profesori konsideron se Serbia është në një pozicion të vështirë, andaj edhe Vuçiq po përmend luftën dhe retorikën e tij kërcënuese.
Mëgjithatë, ai kërkoi nga Kosova që të përgatitet në aspektin e mbrojtjes dhe të mos nxitet panik për luftë.
“Mesa duket Serbia gjendet në një pozitë të vështirë. Premtimet e presidentit të saj për t’u afruar me NATO-n dhe Perendimin, e patën nervozuar Moskën dhe tani zotit Vuçiq i duhet të investohet dyfish kundër Perendimit që të rifitojë besimin e Kremlinit. Ndaj dhe në retorikën e përditshme zë vend vetëm lufta. Një luftë, e cila nuk do të ndodhë kurrë midis Serbisë dhe Kosovës, edhe sikur në Kosovë të mos ishin trupat e NATO-s. Nuk do të ndodhë, sepse në Beograd e dinë se tashmë çdoluftë me shqiptarët e kanë të humbur. Dhe serbët nuk kanë bërë e nuk bëjnë kurrë luftëra, të cilat i humbasin. Në kësi rastesh ata përpiqen të bëjnë paqe me ty. Prandaj dhe Kosova duhet të vazhdojë të përgatitet për mbrojtje, pa patur nevojë të krijojë panik me luftën. Sa më shumë të forcohet mbrojtja e Kosovës, aq më shumë zëra do të ketë në Beograd për të folur për paqe me Kosovën. Kësisoj besoj se diplomacia e Kosovës është e suksesshme, nëse vazhdojnë investimet në fushën e sigurisë e të mbrojtjes dhe nëse ruhen marrëdhëniet e mira në këtë fushë me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Turqinë”, nënvizoi Bytyçi.
Kurse, sa i përket diplomacisë, Bytyçi konsideron se Osmani po luan një rol kyç me aktivitetin e saj, derisa po tregon se është shembull në Kosovë, se si duhet të bëhet politika e jashtme.
“Por edhe diplomacia rutinë e përditshmërisë duhet të jetë aktive, për ta demantuar çdo akuzë që kreu i shtetit të Serbisë dhe zyrtarë të tjerë të Beogradit bëjnë kundër Kosovës dhe autoriteteve të saj drejtuese. Diplomacia dhe aktiviteti i zonjës Osmani është modeli i sotëm që duhet ndjekur nga çdokush në Kosovë. Ata zëra të Kosovës që kritikojnë qasjen e Vjosa Osmanit në diplomaci janë zëra që paguhen kundër Kosovës. Për këtë kam bindje të plotë. Vetëm armiqve të Kosovës, qofshin këta dhe shqiptarë, nuk u pëlqen rezistenca e presidentes në tavolunat ndërkombëtare kundër diplomacisë së shpifjes dhe të akuzës serbe!”.
Në fund, profesori shtoi se, qeveria ka një formë tjetër të dilomacisë, e që sipas tij është shtritja e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, e ku në këtë pikë përmendi veriun e vendit, si përgjigjen më të fortë politike e diplomatike që mund ta marrë Vuçiqi.
“Ndërkaq qeveria ka në përdorim një diplomaci tjetër. Ajo ka për detyrë të shtrijë sovranitetin e plotë në të gjithë territorin e vendit. Kjo plotëson atë që quhet diplomacia e faktit të kryer. Sot veriu i Kosovës nuk është më “tokë e askujt”, nëse perifrazojmë krzeministrin e Shqipërisë. Veriu i Kosovës është integruar në sistemin politik dhe institucional të Kosovës dhe ligji atje vepron njësoj sin ë të gjithë pjsesën tjetër të territorit. Kjo është përgjigja politike dhe diplomatike që duhet të marrë Aleksandër Vuçiq në terren. Derisa ai të dorëzohet dhe të kërkojë paqe me Kosovën, me shqiptarët! Nëse shqiptarët dhe Kosova reziston, do të vijë dita që në Beograd të kthjellohen për real-politikën dhe do të kërkojnë ndjesë e paqe! Nëse në Beograd shohin se kanë sukses me investimet e tyre në politikën e mediet kosovare, atëherë zgjidhja vonohet!” – përfundoi Enver Bytyçi.









