spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Pas deklaratës së Hill-it reagon eksperti i sigurisë

Serbia po armatoset. Tash e sa kohë ajo po blen armatim të ndryshëm nga vendet mike të saj.

Së fundi, ajo ka blerë avionë nga Franca. Për këtë është deklaruar edhe ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill. Ai mes tjerash ka thënë se, “ne nuk jemi këtu për t’i treguar Serbisë se çfarë të bëjë ose si të orientohet”.

Pas kësaj, ka reaguar eksperti i sigurisë, Armend Halimi.

Ai ka thënë se është e habitshme se si ambasadori Hill nuk e di për Serbinë e cila planifikon dhe kryen akte terroriste ndaj Kosovës, duke shtuar se neve na përzihen këta ‘miqtë’ edhe kur duhet të bëjmë “gjumë”.

“Shih çfarë deklaron ambasadori i shtetit ‘mik’ të Kosovës, ambasadori amerikan Hill, i cili sikur shumë të tjerë i zhagitur dhe jargitur pas Vuçiqit, thotë ‘se nuk jemi këtu për t’i treguar Serbisë çka të bëj’ edhe atëherë kur planifikon dhe kryen akte terroriste ndaj Kosovës, gjersa neve na përzihen këta ‘miqët’ tanë të gërditshëm edhe n’sa me ra me flejt”, shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit