Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim me Egzona Zekën, futbollisten e njohur të klubit KFF Mitrovica dhe pjesëtare për vite me radhë e Kombëtares së Kosovës.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Idrizi ka theksuar se Egzona ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë, duke luajtur edhe për dy vite në Zvicër. Ai e ka cilësuar atë si shembull të përkushtimit, disiplinës dhe dashurisë për sportin.
“Krenarë për të rinjtë që me pasion dhe vullnet arrijnë majat. Suksese të mëtejshme, Egzona!” ka shkruar Idrizi, duke uruar futbollisten për karrierën e saj sportive dhe arritjet e saj të deritanishme.









