Sot më 6 tetor 2025, ka ndërruar jetë punëtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), nga fshati Kçiq i Mitrovicës, Sami Pllana.
I ndjeri ishte i punësuar në DPQ – Departamenti i Mekanizmit Ndihmës dhe njihej si një punëtor i përkushtuar, i respektuar dhe i dashur nga të gjithë kolegët e tij.