Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka vizituar qendrën rinore “Hareja”, e cila është ndërtuar gjatë mandatit të tij. Ai tha se kjo hapësirë po u shërben të rinjve për aktivitete, ide dhe bashkëpunim.
Tahiri vlerësoi punën e Bajrushit dhe ekipit të tij në organizimin e trajnimeve profesionale për të rinjtë dhe gratë.
Në programin e tij për katër vitet e ardhshme, Tahiri paralajmëroi mbështetje për të rinjtë përmes programeve trajnimi me pagesë në fusha të ndryshme si IT, dizajn, dizajn grafik dhe sektorë të tjerë me potencial për paga të larta.






