Kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar biznesin e suksesshëm të motrave Alzana dhe Margarita Krasniqi.
Idrizi ka thënë se motrat janë shembull se si me punë e përkushtim kanë ndërtuar biznesin “Daisy Bake and Cake”, plot sukses në Vushtrri.
“Alzana dhe Margarita Krasniqi janë dy motra shembull që me shumë punë e përkushtim kanë ndërtuar “Daisy Bake and Cake”, një biznes që sot është bërë sinonim i shijes dhe cilësisë në Vushtrri. Shembulli i tyre tregon se gratë, kur u jepet mundësia dhe mbështetja e duhur, janë forca më e madhe zhvillimore e një shoqërie”, ka thënë Idrizi.
“Në programin tonë kemi paraparë mbështetje të veçantë për gratë në biznes, me lehtësira për bizneset start up dhe bizneset e grave dhe të rinjve. Gjithashtu, edhe me grante komunale deri në 10.000 euro për biznese të reja dhe mbulim të kamatës së kredisë”, ka thënë ai.
“Këto masa synojnë jo vetëm të krijojnë mundësi të reja punësimi, por edhe të fuqizojnë gratë në biznes, si motor i zhvillimit ekonomik dhe shoqëror. Shumë suksese Alzana dhe Margarita”, ka thënë Idrizi.









