Është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme gjyqtari Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
Burime të Oranews bëjnë me dije se gjyqtari Kalaja, i cili u qëllua në ambientet e gjykatës u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës, ku më pas humbi dhe jetën nga plagët e marra.
Gjon Shkëmbi ka qëlluar me tre plumba mbi gjyqtarin Astrit Kalaja, në momentin që ai ka qenë duke dhënë vendimin lidhur me autorin e ngjarjes së rëndë.
Gazetari Blendi Fevziu ka publikuar PAMJE NGA VENDI I NGJARJES:









