Xhafer Tahiri, kandidati për kryetar të Vushtrrisë sot vizitoi “Sweet Charlie”, ëmbëlsinë e këtij qyteti.
”🌟 Naim Charli siç e njeh krejt qyteti është ikona e Vushtrrisë, shembulli më i mirë se si punohet me djersë, pasion dhe përkushtim.
🍫 Sot, me ekipin vizituam “Sweet Charlie”, ëmbëlsinë e qytetit tonë, që tashmë nuk njihet vetëm në Vushtrri, por ka shtrirë rrjetin e tij në tërë Kosovën.
📈 Në 4 vitet e ardhshme, në programin tonë për zhvillim ekonomik kemi paraparë:
💰 Mbulimin e normës së interesit për kreditë zhvillimore për bizneset e reja që udhëhiqen nga të rinjtë.
🤝 Asistencë dhe mbështetje profesionale për bizneset e reja gjatë 3 muajve të parë, përmes ekspertëve të kontraktuar në fushat përkatëse.
🏭 Mbështetje për Bizneset e Vogla dhe të Mesme (NVM):
- Ofrimi i subvencioneve dhe granteve për ndërmarrjet që hapin vende të reja pune,
- Me prioritet për sektorët prodhues dhe inovativë.
✨ Krenarë me punëtorët dhe sipërmarrësit tanë që e ngrenë Vushtrrinë me duart e tyre!”, deklaroi Tahiri.









