Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Ilir Seferi, ka reaguar ashpër ndaj akuzave politike dhe gjendjes së rëndë në komunë, duke theksuar se qytetarët meritojnë një qeverisje që punon me zemër e me përgjegjësi, jo me interesa partiake.
“Kur njeriu punon me zemër për vendin, gjithmonë gjinden disa që i thonë ‘demagog’. Por këtyre, siç thotë populli ynë: ‘Shnet me ju thanë, pluq u duket’. Sepse s’janë mësuar me njerëz që flasin drejt e punojnë ndershëm,” ka deklaruar Seferi.
Ai ka mbrojtur Kryeministrin Albin Kurti nga sulmet politike, duke e cilësuar si “njeri që nuk shitet, nuk frikësohet dhe nuk dorëzohet”, dhe ka kujtuar përkushtimin e tij në mbrojtjen e veriut të vendit.
Në fjalën e tij, Seferi ka renditur një sërë problemesh që, sipas tij, dëshmojnë mungesën e zhvillimit në Skenderaj për më shumë se dy dekada:
🚫 mungesë e ngrohtores, pishinës dhe shetitores,
🚫 vetëm një çerdhe funksionale, mungesë e ujit e kanalizimit,
🚫 mungesë e fabrikave, trajtimit të mbetjeve, parqeve e gjelbërimit,
🚫 shkolla të politizuara, mungesë biblioteke e teatri,
🚫 varfëri e thellë dhe infrastrukturë të rrënuar,
🚫 rrugë pa ndriçim e fshatra që po boshatisen.
“Kush e udhëhoqi Skenderajn prej pas luftës? A ishte Albin Kurti që ju pengoi të punoni? Me pasë ndonjë plan për përmirësim, hahet diqysh, por kur po thoni ‘vazhdojmë qishtu’, nuk e di a po dini që nuk vazhdohet kështu,” theksoi Seferi.
Ai ka ftuar kundërshtarët politikë në debat publik për ofertat konkrete, duke theksuar se qytetarët meritojnë transparencë dhe respekt.
“Lëreni fjalët e kota, dilni në debat. T’i ballafaqojmë planet për qytetarin, sepse qytetarët duan të dinë saktë si do të udhëhiqet komuna në 4 vitet e ardhshme,” përfundoi Seferi.
🇽🇰 “Kush do zhvillim, e di mirë se kush punon për të. Ndryshimi po vjen!”
#MeKurtin #MeHysnin #Skenderaj2025 #Vetëvendosje #NdryshimiKaNisur









