Një numër i madh i banorëve të Pantinës e kanë pritur kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizin.
Idrizi së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuan banorët e fshatit Pantinë.
“Pantina sonte e jashtëzakonshme! Së bashku me kandidaten për Kuvendin e Komunës, Leonita Osmani, takuam banorët e fshatit Pantinë, të cilët na pritën me shumë entuziazëm dhe energji pozitive. Biseduam për projektet e mandatit të ri, mandat të cilin e nisim pas 12 tetorit me vizion të qartë për zhvillimin e Vushtrrisë”, thuhet në postimin e tij.









