Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, hidhet në erë një veturë – vdes personi që ndodhej brenda

Një atentat me tritol ka tronditur mbrëmjen e kësaj të shtune qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 3, ku një automjet është hedhur në erë me eksploziv.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, që është dëgjuar në të gjithë qytetin bregdetar, ka humbur jetën personi që ndodhej brenda makinës.

A2 CNN raporton se i vdekur ka mbetur një person, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe autorët e mundshëm të atentatit.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën, ndërsa po kryhen veprime të shpejta hetimore për të zbardhur motivet e ngjarjes së rëndë që ka tronditur Sarandën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit