Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka falënderuar bashkëvendasit nga Llugati për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë gjatë takimit të fundit.
“Llugat e vulosën fitoren tonë të madhe. Mbështetje nga bashkëvendasit, që na i mbushën zemrat plot me prezencën dhe përkrahjen e jashtëzakonshme për vizionin tonë për transformimin e Podujevës. Bashkë për Podujevën ❤️”, tha Bulliqi.
Ai theksoi se kjo përkrahje është dëshmi e besimit të qytetarëve në rrugën e ndryshimit dhe zhvillimit të komunës.









