Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga PDK, Ferit Idrizi, sonte ka bërë një rezyme të punëve të kryera gjatë mandatit të tij.
Ai ka thënë se komuna e Vushtrrisë nën udhëheqjen e tij ka dalë si komuna më transparente.
Idrizi tha se dy vite rresht ka marrë nga 100 pikë në performancën e transparencës.
“Në tranparencën buxhetore jemi komuna më transparente që i kemi fituar 100 dy vite rresht.” – ka thënë Idrizi.









