Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Arian Tahiri është pritur nga familja e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli këtë të shtunë.
Tahiri e ka falënderuar familjen e Veselit për pritjen dhe mbështetjen.
“Familja e Kadri Veselit është familje e të gjithë neve. Sepse këtu, me dhimbje, krenari dhe shpresë, gjithmonë ndjehet Kosova. Mungesa e liderëve tanë është një plagë e hapur, por rikthimi i tyre do të jetë forcë për të gjithë ne. Familjen Veseli e falënderoj përzemërsisht për pritjen dhe mbështetjen”, tha Tahiri.









