Santiana pas ndarjes: “Të dua” – por jo për Patrisin

Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe modeles Santiana Maloku ka qenë ndër më të komentuarat në rrjetet sociale muajt e fundit.

Marrëdhënia e tyre, e shoqëruar herë pas here me ndarje dhe ribashkime, ka mbajtur të interesuar mijëra ndjekës.

Së fundmi, vëmendje ka marrë fakti se të dy nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – një detaj që ka ndezur sërish thashethemet për një ndarje të mundshme, këtë herë ndoshta përfundimtare.

Ndërkohë, Santiana ka ndarë një postim në Instagram, ku shfaq macen e saj të cilës i ka shprehur dashurinë me fjalët: “Të du Maci”. Ky detaj, megjithëse i vogël, është interpretuar nga ndjekësit si një mënyrë e heshtur për të treguar se, pavarësisht gjithçkaje, ajo mbetet një person i ndjeshëm dhe me shumë dashuri për të dhënë.

Çifti ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për marrëdhënien e tyre aktuale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit