Mikpritje e madhe gjithëandej për Ferit Idrizin, këtë herë nga Dr. Visar Xhafa.

Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së për edhe një mandat, Ferit Idrizi, ka vizituar sot doktor Visar Xhafën, një prej mjekëve më të njohur dhe më të respektuar të qytetit.

Gjatë vizitës në ordinancën e tij, Idrizi ka shprehur vlerësim për punën dhe përkushtimin e doktor Xhafës, duke theksuar se mjekët vushtrrias janë krenaria e qytetit dhe shembull i profesionalizmit.

“Visar Xhafa është vetëm njëri nga mjekët e shumtë që janë krenaria e madhe e Vushtrrisë. Patëm kënaqësinë të vizitojmë doktor Visarin në ordinancën e tij, ku ofrohen shërbime të specializuara stomatologjike. Në këtë ambient, është e pamundur të mos kalosh mirë me mikpritjen e madhe që e bën doktori bashkë me ekipin,” tha Idrizi.

Me humor, ai shtoi se “nuk po qeshim veç pse kësaj here nuk shkuam për kontroll”, duke përcjellë një atmosferë pozitive nga takimi me mjekun.

Idrizi e cilësoi doktor Xhafën si një intelektual të respektuar dhe shembull të përkushtimit profesional e njerëzor që e nderon Vushtrrinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit