Kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferit Idrizi, së bashku me kandidatin për asamblenë komunale, Mensur Kosumi, takoi banorët e Stanocit të Epërm, ku u prit me entuziazëm të madh.
Idrizi falënderoi banorët për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se projektet dhe punët e realizuara në këtë fshat do të vazhdojnë edhe pas 12 tetorit.
“Punët e mira që i kemi realizuar deri tani në këtë fshat do t’i vazhdojmë edhe pas 12 tetorit! Faleminderit Stanoc!”, deklaroi Idrizi, duke theksuar përkushtimin e tij për të qenë kryetari i të gjithëve.









