spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

Lyerja e flokëve, thonjtë me xhel dhe tatuazhet, rrezik për kancer

Lyerja e shpeshtë e flokëve mund të shkaktojë kancer. Disa studime të realizuara në SHBA kanë treguar se gratë që përdorin bojë flokësh rregullisht kanë një rrezik më të lartë për kancer gjiri, krahasuar me ato që nuk e përdorin.

Monika Fida, dermatologe: “Bëhet fjalë për femra që përdorin bojën e flokëve për shumë vite me radhë. Vetë përbërësit e bojës së flokëve përmbajnë substanca onkogjene, pra kimikate që me kalimin e kohës mund të veprojnë si shkaktarë të kancerit te individi.”

Por studimet që flasin për rrezik të shtuar për kancer tek gratë nuk janë ndalë vetëm tek flokët pasi edhe një praktikë e përditshme e bukurisë si lyerja e thonjve me manikyr ‘gel’ mbart një rrezik të tillë.

Monika Fida, dermatologe: “Për shkak të rrezatimit që marrim gjatë aplikimit të manikyrit ‘gel’ në furrat e vogla të tharjes, automatikisht rritet edhe rreziku për kancer të lëkurës, përveç rrezikut onkogjen që mbartin vetë substancat që përdorim gjatë këtij procesi.”

Kur flitet për trende dhe dëshirë për tu dukur sa më bukur as meshkujt nuk bëjnë përjashtim. Vitet e fundit është parë një dëshirë e shtuar për tatuazhe, mbase pa e ditur se edhe ato kanë rrisk për kancer.

Monika Fida, dermatologe: “Aplikimi, veçanërisht i tatuazheve të mëdha në trup, shoqërohet me efekt onkogjen nga boja. Me kalimin e kohës, këta individë janë të rrezikuar për të zhvilluar lloje të ndryshme të kancerit në organizëm, sigurisht në organe të ndryshme.”

Shprehja ‘Bukuria kushton’ merr kuptim të plotë në këto raste, ku kostoja shkon përtej asaj financiare, duke vënë në pikëpyetje shëndetin tonë. Në këto kushte mjekët rekomandojnë që të bëhet kujdes dhe të mos abuzohet me aplikimin e këtyre kimikateve në trup.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit