Krasniqi: NATO dhe KFOR garantues të paqes dhe lirisë në Kosovë

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mori pjesë në ceremoninë solemne të ndërrimit të komandës së KFOR-it, e cila u mbajt në Prishtinë.

Gjatë kësaj ngjarjeje, Gjeneralmajor Ozkan Utulash nga Ushtria e Turqisë u emërua komandant i ri i Misionit të NATO-s në Kosovë, duke marrë detyrën nga Gjeneralmajor Enrico Barduani i Ushtrisë italiane.

Në fjalimin e tij, Krasniqi vlerësoi lartë rolin vendimtar që NATO dhe KFOR-i kanë pasur gjatë gjithë kohës në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai theksoi se falë këtij misioni, vendi ka arritur të ruajë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të tij.

“Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse për kontributin e NATO-s dhe KFOR-it, që kanë garantuar paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e lirisë sonë,” tha Krasniqi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi me aleatët ndërkombëtarë do të vazhdojë të forcohet në të ardhmen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit