Është zbuluar videoja e momenti kur Arlind Demushi, personi i dyshuar si autori i vrasjes së shtetasit Hajdar Ismailgeci largohet nga vendi i krimit në Babrru.
Nga pamjet duket Demnushi me pantallona të gjakosura, teksa është duke folur në telefon.
Autori Arlind Demushi u arrestua në një banesë në Durrës nga uniformat blu disa orë pas krimit. Në momentin e arrestimit, 38-vjeçarit iu gjet një çantë me veshjet që ka pasur gjatë kryerjes së krimit.
Viktima u gjet i pajetë në mes të rrugës pranë shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari”, rreth orës 20:10 të mbrëmjes së djeshme.
Sipas policisë, Hajdar Ismailgeci është goditur disa herë me thikë, plagë që i ka shkaktuar vdekjen. Sipas raportimeve, viktima dhe autori ishin duke konsumuar alkool, ndërsa një ditë më parë ndodheshin në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në dëshminë e tij, Demushi ka deklaruar se konflikti nisi pasi viktima e kishte sharë nga bashkëshortja. Pas daljes nga lokali, teksa po ktheheshin në shtëpi, debati mes tyre u përshkallëzua në përleshje fizike.
Në kulmin e konfliktit, Demushi thotë se e ka goditur disa herë me thikë Hajdar Ismajlgecin, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën.









