Andi Maloku viktimë në atentatin ndaj prokurorit, babai i kërkon llogari Plaurent Dervishajt: Pse ma vrave djalin?

Ka dëshmuar në GJKKO Genc Maloku, babai i të ndjerit, Andi Maloku, shoferi që mbeti i vdekur në atentatin mafioz që iu bë ish-prokurorit, Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019.

Ai ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, teksa kujtoi se pas atentatit 26-vjeçari e telefonoi dhe i tha: “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”.

“Arjan Ndoj në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”. 

Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5. Nuk e pashë orën tamam. Mendova se ishte shaka. Po ç’shaka. Orar pasditeje. Në spitalin ushtarak shkova, te vendi i ngjarjes jo.

Komunikova me djalin. Po ecnim, nuk ishim me shpejtësi, veç kur na vjen një makinë. Kishin qenë në një restorant përpara, djali ka qenë jashtë.

Në automjet me djalin kanë qenë prokurori dhe Rrumi. Pas ngjarjes jam takuar me prokurorin, më ka ardhur te shtëpia. Rrumi ishte akoma në spital, prokurori ishte më mirë, më erdhi te shtëpia. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë”, tregoi Genc Maloku.

Genci Maloku i ka kërkuar gjithashtu Plaurent Dervishajt, të akuzuarit si porositës të këtij atentati, arsyen e vrasjes së djalit të tij. Dervishaj iu përgjigj duke i thënë se duhet të vinte që ta takonte personalisht.

Plaurent Dervishaj: Kur Rrumi ka përmend emrin tim, të ka thënë gjë tjetër?

Genci Maloku: Jo nuk e dinte fare mbi arsyet. Arben Mërkurin e njoh, e di qe thirrej me nofkën Maneci. Në telefon me ka ardhur një mesazh në emër te Plaurenti Dervishaj. Më ka shkruar jam Plaurenti. Kam bërë kallëzim tek komisariati 6. Mirë djalin po mua pse ke dashur të më vrisje pa ju bërë asgjë?

Plaurent Dervishaj: Hajde me tako një ditë dhe ta sqaroj.

Genci Maloku: Pse ma ke vrarë djalin? Ca te bëri djali?

Plaurent Dervishaj: A të ka permend Rrumi emrin tim?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit