spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Gjermania në alarm nga dronët rusë, mbyllet aeroporti i Mynihut

Aeroporti i Mynihut në Gjermani u detyrua të mbyllet për më shumë se 7 orë për shkak të pranisë së disa dronëe. Në total u pezulluan 17 fluturime pak pas orës 22:00, duke prekur rreth 3.000 pasagjerë.

Përveç kësaj, 15 fluturime që do të uleshin në Mynih u devijuan drejt Shtutgartit, Nurembergut e Frankfurtit, si dhe në Vjenë, në Austrinë fqinje.

Prania e dronëve të parë u raportuan nga dëshmitarë rreth orës 21:30. Rreth një orë më vonë, dronët u panë sërish mbi zonën e aeroportit, incident që u konfirmua edhe nga zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer.

Megjithatë, për shkak të errësirës, nuk ishte e mundur të jepej informacion mbi llojin apo përmasat e mjeteve ajrore, sqaroi Bayer.

Aeroporti i Mynihut njoftoi autoritetet menjëherë sapo dronët u zbuluan. Fluturimet u pezulluan dhe aeroporti u mbyll dy orë para afatit të zakonshëm, i cili është nga mesnata deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Kontrolli ajror devijoi fluturimet që pritej të uleshin në Mynih drejt Stutgartit, Nurembergut, Vjenës dhe Frankfurtit.

Për shkak të errësirës, nuk kishte informacion të saktë mbi llojin, madhësinë apo origjinën e dronëve, tha zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer, për gazetën Bild. Sipas policisë, dronët u panë për herë të parë në orën 21:30 sipas kohës lokale dhe më pas përsëri një orë më vonë.

Shfaqja e shpeshtë e dronëve në vendet e Bashkimit Europian ka shkaktuar shqetësime, duke çuar në organizimin e një samiti të liderëve në Kopenhagë këtë javë.

Në disa incidente të veçanta, 20 dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë, ndërsa avionë luftarakë rusë MiG-31 kanë hyrë në hapësirën ajrore të Estonisë.

Aeroportet e Kopenhagenit dhe Oslos janë detyruar gjithashtu të mbyllen përkohësisht pas shfaqjes së dronëve pranë hapësirës ajrore civile dhe ushtarake.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje, ndërsa autoritetet daneze thonë se nuk ka prova që Moska të jetë përfshirë. Duke folur në një samit në qytetin bregdetar të Soçit të enjten, presidenti rus Vladimir Putin bëri shaka me pretendimet se ai kishte urdhëruar dërgimin e dronëve në Danimarkë.

“Nuk do ta bëj më. Nuk do ta bëj më, as ndaj Francës, as ndaj Danimarkës apo Kopenhagës”, tha Putin me ironi.

Mijëra pasagjerë e kaluan natën në aeroportin e Mynihut. “U vendosën shtretër dhe u shpërndanë batanije, pije dhe ushqime të lehta“, tha aeroporti në një deklaratë.

Aeroporti i Mynihut u hap sërish të premten në mëngjes, pasi ishte mbyllur gjatë natës për shkak të dronëve. Kjo ndodhi në prag të një feste kombëtare në Gjermani, duke shtuar shqetësimet për cenueshmërinë e infrastrukturës kritike në Europë.

Aktualisht, qyteti i Mynihut është duke organizuar festivalin vjetor të Oktoberfest-it, i cili përfundon më 5 tetor. Sipas faqes zyrtare të festivalit, ai tërheq më shumë se gjashtë milionë vizitorë në vit.

Sipas një dëshmitari të agjencisë Reuters, mëngjesin e së premtes, pasagjerët ishin duke bërë check-in për fluturimin drejt Varna-s në Bullgari, ndërsa tabela e nisjeve tregonte vetëm pak anulime. Fluturimi i parë që u ul në aeroport ishte nga Bangkoku, rreth orës 05:25 të mëngjesit, sipas faqes zyrtare të aeroportit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit