Hoxhë Labinot Maliqi ka njoftuar për organizimin e një kursi falas të gjuhës angleze, i cili do të mbahet në Xhaminë “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë.
Ky projekt edukativ realizohet në bashkëpunim me Ushtrinë Amerikane nga Kampi Bondsteel dhe është i hapur për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Dita e parë e kursit do të jetë më 11 Tetor 2025 (e shtunë), nga ora 10:00 deri në 11:30, në lagjen e Spitalit, Prishtinë.
Siç thuhet në njoftim, kursi është falas, i hapur për të dy gjinitë dhe do të udhëhiqet nga ushtarë amerikanë me metoda moderne të mësimdhënies.









