Ilir Seferi: Rotacioni i kulturave bujqësore është shembull për nevojën e ndryshimit në politikën e Skenderajt

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale të Skenderajt, Ilir Seferi (nr. 25 në listën 105), ka bërë një krahasim domethënës mes bujqësisë dhe politikës lokale.

Ai ka theksuar se, ashtu si toka që lodhet kur shfrytëzohet njëtrajtshëm çdo vit, edhe qytetarët e Skenderajt janë lodhur nga një qeverisje e pandryshuar për dekada.

“👉 Rotacioni i kulturave (ndërrimi i fushave) është mënyra më e shëndetshme për t’i dhënë tokës pushim dhe forcë. Çdo kulturë përdor lëndë ushqyese të ndryshme dhe kthen mbrapsht elementë të tjerë. Kështu toka mbetet pjellore dhe e gjallë për brezat që vijnë. Keshtu është edhe në politikë dhe qeverisje. Ju asnjëherë nuk e keni ndryshuar votimin! Pse? A nuk jeni lodh prej kësaj?”, ka thënë Seferi.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse qyteti ende nuk ka ujë të pijshëm të mjaftueshëm, kanalizim funksional, trajtim të mbetjeve, investitorë, fabrika, bibliotekë funksionale, teatër dhe rrugë të mira lokale.

Duke u bërë thirrje qytetarëve për ndryshim, Ilir Seferi ka theksuar se koha e Skenderajt për zhvillim ka ardhur:

“✅ Voto për një Skenderaj që mendon për të ardhmen. ✅ Lista 105 – Nr. 25”.

#Skenderaj2030 #BujqësiModerne #ForcaEVërtetë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit