Lajm i kobshëm për Rahovecin

aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Bërnjakë, ka mbetur i vdekur Bashkim Haxhimustafa.

Ai njihej si një njeri punëtor, i respektuar dhe i dashur për të gjithë ata që e njihnin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi.

“Bashkimi do të mbahet mend si një njeri punëtor, i respektuar dhe i dashur për të gjithë ata që e njohën. Humbja e tij është e rëndë për familjen, të afërmit, miqtë dhe për gjithë Rahovecin”, tha ndër tjera ai.

Për aksidentin kanë folur edhe nga Policia, me çrast bënë të ditur se viktima në momentin kritik po drejtonte një traktor.

“Fsh. Bërnjak, Rahovec/ 01.10.2025-16:20. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një traktori me shoferë meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit të cilit i është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin rreth orës 22:54 nga QKUK-ja është pranuar informata se viktima ka ndërruar jetë. Për procedurat e rastit është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë është dërguar ne IML për obduksion, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit