spot_img
spot_img
Tuesday, February 10, 2026
spot_img
spot_img

Tërmet i fuqishëm godet Filipinet: Dhjetëra viktima dhe dëme të mëdha

Një tërmet me magnitudë 6.9 ka goditur Filipinet qendrore mbrëmjen e së martës, duke lënë të paktën 69 persona të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Autoritetet kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe punën për rikthimin e furnizimit me energji elektrike dhe ujë.

Në qytetin bregdetar Bogo, provinca Cebu, ku jetojnë rreth 90 mijë banorë, janë konfirmuar të paktën 14 viktima, ndërsa spitali lokal është përballur me mbingarkesë. Zyrtarët paralajmërojnë se bilanci i viktimave mund të rritet.

Edhe San Remigio, afër Bogos, u godit rëndë. Kryetari i bashkisë, Alfie Reynes, tha se 5 persona humbën jetën pasi muret u shembën gjatë tentativës së tyre për t’u larguar nga zonat e rrezikut. Ai bëri thirrje për ndihma urgjente me ushqim, ujë dhe pajisje kërkim-shpëtimi, duke theksuar se sistemi i ujësjellësit është dëmtuar.

Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë ka lëshuar një paralajmërim për cunami, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë larg vijës bregdetare.

Ky tërmet ndodhi vetëm pak ditë pas kalimit të dy stuhive të fuqishme, Bualoi dhe Ragasa, duke rënduar edhe më tej gjendjen e popullsisë. Filipinet mbeten një nga vendet më të ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore, për shkak të pozicionit të tyre në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një zonë e njohur për aktivitet të lartë sizmik dhe vullkanik.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit