Ferit Idrizi shënon fillimin e Tetorit Rozë në Vushtrri: Jemi pranë çdo gruaje dhe familjeje në këtë betejë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shënuar sot simbolikisht fillimin e Tetorit Rozë – muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet, Idrizi u shpreh se ky muaj është një thirrje e përbashkët solidariteti dhe mbështetjeje për të gjitha gratë dhe familjet që po përballen me këtë sfidë shëndetësore. Ai u bashkua me zyrtarë të komunës për të përçuar mesazhin e rëndësisë së kontrolleve të rregullta dhe kujdesit të shtuar për shëndetin e grave.

“Jemi pranë jush”, deklaroi Idrizi, duke theksuar se përkrahja institucionale dhe shoqërore është thelbësore për ta fituar këtë betejë.

Tetori Rozë shënohet tradicionalisht në mbarë botën me aktivitete sensibilizuese, me qëllim rritjen e vetëdijes për parandalimin e kancerit të gjirit dhe përkrahjen e grave që po kalojnë këtë sfidë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit