Kandidati i LDK-së për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, bashkë me ekipin e tij vizitoi sot Lagjen “Galip Badivuku” në qendër të qytetit.
Tahiri tha se kjo lagje “ka mbetur ashtu siç ishte”, por theksoi se në mandatin e ardhshëm do të realizohet një plan i qartë për transformimin e saj.
Plani për Lagjen “Galip Badivuku” përfshin:
![]()
![]()
Rishikimin e rregullores për menaxhimin e mbeturinave
Mbjelljen e pemëve përgjatë rrugës
Grante mbështetëse për bizneset lokale
“Do ta kthejmë këtë lagje në një hapësirë të pastër, të gjelbër dhe të gjallë, ku qytetarët të ndihen mirë dhe të kenë kushte më të mira për jetë e punë”, tha Tahiri.









