Kontrabanduan tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, Prokuroria belge kërkon 35 vite burg për dy shqiptarët

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza të rënda ndaj tyre.

Sipas autoriteteve belge, organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim.

Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në muajin korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg. Ndërsa për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg.

Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi, thuhet se ka investuar milionë euro në laboratorë për pastrimin kimik të kokainës dhe ka bashkëpunuar me biznesmenë të ndërtimit për largimin e mbetjeve kimike të rrezikshme. Ai shpesh quhet “Shade” për aftësinë e tij për t’u fshehur dhe shmangur hetimet policore.

Gjyqi “Kookwas” nuk përfshin vetëm Al Murdaan dhe Ndreajn, por edhe disa persona të tjerë, pjesë e rrjetit, ku prokuroria po kërkon dënime për secilin sipas rolit të tij. Seanca vazhdon në ditët në vijim, me qëllim qartësimin e veprës dhe përgjegjësive të secilit të akuzuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit