Pas një pauze të gjatë, Rozana Radi është rikthyer mbrëmë në televizion si pjesë e panelit të emisionit “Goca e gra”. Rikthimi i saj, i pritshëm me kureshtje nga publiku, solli jo vetëm praninë si prezantuese, por edhe një moment që befasoi shikuesit.
Në përfundim të episodit, u shfaq një video e reperit Mc Kresha, dikur partner i Rozanës më shumë se dhjetë vite më parë. E ftuar të komentonte, Radi nuk zgjodhi të shmangte temën.
“Mund të jetë për me rënë me sy. Unë jam e mendimit me Orin. Mc Kresha është një super artist. Koncertet i kanë live,” tha ajo, duke i dhënë vlerësim profesional një prej figurave më të spikatura të hip-hop-it shqiptar.
Deklarata e saj, e shkurtër por e qartë, shërbeu si kujtesë se marrëdhëniet e së kaluarës, megjithë distancën e kohës, mund të trajtohen me respekt dhe maturi.
Ky moment u shndërrua në një kombinim të nostalgjisë dhe kuriozitetit: një rikthim në ekran që solli bashkë edhe një fragment të së shkuarës.









