spot_img
Wednesday, December 17, 2025
spot_img

“Në dhomën VIP, ajo më dha kënaqësi sek*suale, por tani une ndihem…”

E dashura ime shkoi në një aktivitet me yoga, ndërsa unë në të njëjtën kohë isha në një fundjavë beqarie në Pragë.

Ajo u kthye e qetë, e lumtur dhe e rifreskuar, por unë ndjehem tmerrësisht fajtor, i shqetësuar dhe i mbushur me ankth, pasi e tradhtova me një valltare erotike.

Kushëriri im po martohet dhe isha i ftuar bashkë me të dhe 14 djem të tjerë. Jam 27 vjeç, kam një punë të mirë, por kurrë nuk kam qenë i shkëlqyer në situata shoqërore. Kam vetëm dy miq të ngushtë dhe zakonisht dalim për të pirë diçka.

Por kjo fundjavë ishte krejt tjetër. Ishim një grup i madh, shoku i dhëndrit kishte organizuar aktivitete pa fund dhe ishim gjithë kohën bashkë. Pati shumë pije, asnjë moment pushimi — gjithçka ishte e çmendur.

Unë nuk jam i dhënë pas alkoolit, por përveç birrës, të gjithë bënin edhe gota të forta. U dehëm tej mase përpara se të shkonim nga pub crawl në një klub striptizmi. Shumica e djemve paguan për një vallëzim privat. Një vajzë më thirri në dhomën VIP dhe, pa e menduar gjatë, përfundova duke paguar për një vallëzim privat.

Në një qoshe të fshehtë, larg kamerave, ajo shkoi përtej vallëzimit dhe më dha kënaqësi seksuale. Të nesërmen, me një dhimbje koke të tmerrshme, kuptova se çfarë kisha bërë.

Kur u ktheva në shtëpi, më brehej ndërgjegjja dhe mendoja vazhdimisht nëse duhet t’i tregoja të dashurës. Por kur e pashë, më mungoi guximi. I tregova vetëm që kishim qenë në një klub striptizmi, dhe ajo nuk reagoi aspak keq. Është vërtet një në një milion, me mendjehapjen dhe qetësinë e saj.

Kanë kaluar tre javë dhe faji më gërryen çdo ditë. A duhet t’i tregoj të vërtetën?

Përgjigjia e psikologes: Jo, nuk ka asnjë dobi t’ia thuash. Përveç nëse dikush tjetër e di dhe ka gjasa t’ia tregojë.

Po, ajo që bëre është një tradhti e madhe, por çfarë do të fitosh duke e pranuar? Do të largosh barrën e fajit nga vetja, por do t’ia hedhësh të gjithë dhimbjen asaj — dhe nuk është aspak e sigurt se do të reagojë po aq e qetë si me faktin që ishe në një klub striptizmi.

Gabimi është bërë, dhe ti tashmë e di sa keq të bëri të ndihesh. Tani duhet të jetosh me këtë.

Në vend që të rikthesh të kaluarën, përqendrohu tek lidhja që ke dhe tek e ardhmja juaj së bashku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit