Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen për protestën gjithëkombëtare që pritet të mbahet më 17 tetor në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Haradinaj ka shpërndarë posterin zyrtar të ngjarjes, duke shkruar: “Qëndrojmë gjithmonë në të drejtën e luftës sonë për liri”.
Protesta e 17 tetorit paralajmërohet si një ngjarje e madhe gjithëkombëtare, me pjesëmarrje nga qytetarë të Kosovës, Shqipërisë dhe diasporës.









