Një moment i ndjerë mes Gjestit dhe Xhenetës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova është rikthyer në qendër të vëmendjes, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve.
Në videon e bërë virale në TikTok, shihet momenti kur Gjesti i ishte drejtuar Xhenetës, duke i thënë se donte ta kishte pranë në ditët e vështira.
Ai e kishte pyetur nëse do të qëndronte afër tij kur të ndodhej në gjendje të keqe, ndërsa ajo pa hezitim i ishte përgjigjur se po.
Gjesti kishte vazhduar duke pyetur nëse premtimi i saj do të vlente edhe nëse ata nuk do të ishin bashkë jashtë shtëpisë.
Xheneta i kishte dhënë besën se, pavarësisht gjithçkaje, sa herë ai të ishte keq, ajo do të kujdesej, do të interesohej për të dhe do ta pyeste se si ishte, madje edhe do të ndihmonte nëse ai do të kishte nevojë për diçka.
Pamjet e këtij momenti janë bërë virale pas tragjedisë së rëndë që goditi këngëtarin, kur ai humbi vëllain e tij në një aksident.
Publiku ka rikthyer këto çaste me emocion, sidomos pasi Xheneta ishte e pranishme në ceremoninë mortore për të ngushëlluar Gjestin, duke treguar se premtimi i saj nuk ishte vetëm fjalë.
@shikotani Ishalla bashkohen ndoshta dhe i ndimon Xheneta #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #viral #fyp ♬ originalljud – ShikoTani









