Kryetari i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së, Ferit Idrizi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me banorët e lagjes Ujkani në fshatin Reznik, ku u mirëprit me mbështetje të madhe dhe diskutime të frytshme.
Në këtë bashkëbisedim, Idrizi theksoi lidhjen e fortë që ka ndërtuar me banorët e kësaj lagjeje, duke shtuar se mbështetja e tyre e fuqishme është dëshmi e besimit që kanë në vizionin dhe punën e tij.
“Pas 12 tetorit, ne nuk do të ndalemi. Punët e mira do të vazhdojnë me projekte të mëdha për Vushtrrinë tonë,” u shpreh Idrizi.









