Ferit Idrizi: Si komunë do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë

Kandidati për kryetar në Vushtrri, Ferit Idrizi ka vizituar një biznes të mobilierisë.

Ai u zotua se do të jetë afër bizneseve që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin vushtrrias.

Postimi i plotë:

Bashkë me ekipin i vazhduam edhe sot vizitat te bizneset e qytetit.
Në mobilierinë “Akron” u pritëm nga pronarët Sabri dhe Nazim Krasniqi, të cilët me punën e tyre kanë ndërtuar një emër të respektuar në tregun e mobilieve jo vetëm në Vushtrri por në të gjithë Kosovën.

Ky është edhe një shembull i përkushtimit të bizneseve tona, që me punë e vullnet të madh janë bërë motor i ekonomisë vendore.

Si komunë, do të jemi gjithmonë pranë tyre dhe do të mbështesim iniciativat që sjellin punësim dhe zhvillim për qytetin tonë.

#FeritIdrizi191 #Vazhdojmë #kryetariitëgjithëve

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit