Hektor Beqiri: Shqiptarët bashkë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – protestë gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë

Atdhetari i shquar Hektor Beqiri ka bërë thirrje për bashkim kombëtar dhe pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet më 17 tetor, në orën 17:00, në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

Beqiri theksoi se shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora janë gjithmonë të bashkuar për të mbrojtur luftën e lavdishme të UÇK-së dhe për të kundërshtuar shtrembërimin e historisë.

“Kështu bashkë kemi qenë edhe në vitet 1998–1999. Nuk mund të qëndrojmë në heshtje ndërsa historia jonë shtrembërohet dhe ish-krerët e UÇK-së trajtohen si kriminelë,” ka deklaruar Beqiri.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën gjithëkombëtare në kryeqytetin shqiptar, duke e konsideruar atë një detyrim moral dhe atdhetar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit