Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka takuar sonte një numër të madh mësimdhënësish të Mitrovicës.
Aty Tahiri premtoi investime në arsim njësoj si gjatë këtij mandati edhe në mandatin e ardhshëm.
Postimi:
Një privilegj i madh të qëndroj sonte pranë mësimdhënësve dhe punonjësve të arsimit në qytetin tonë. Falë përkushtimit të tyre, shkollat dhe laboratorët janë përmirësuar dukshëm dhe çdo fëmijë ka mundësi më të mira për të mësuar.
Edhe në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të investojmë në arsim.
Ndërtimi i shkollave të reja dhe çerdheve
Renovimi i disa shkollave ekzistuese
Pajisje me laboratorë modernë
Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta
Rritje të bursave për studentë
Punësimi i psikologëve dhe asistentëve në çdo shkollë
Përmirësimi i infrastrukturës së ngrohjes dhe ambienteve shkollore
Gjithmonë në mbështetje të arsimit. Gjithmonë në shërbim të Mitrovicës.









