Ilir Seferi, kandidat për Asamblenë Komunale të Skenderajt nga Lëvizja Vetëvendosje, ka shpalosur një nga programet më të ndjeshme dhe më humane të fushatës së tij – kujdesin për prindërit dhe të moshuarit tanë.
“Ne shqiptarët gjithmonë kemi pasur traditën e shenjtë të përkujdesjes për prindërit. Por sot, shumë prej tyre kanë mbetur vetëm, sepse fëmijët u janë larguar në Evropë. Këta prindër nuk do t’i lëmë më vetëm!”, theksoi Seferi.
Në këtë drejtim, ai ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit:
👉 Krijimi i repartit të ri “Kujdesi për Prindërit” në spitalin e Skenderajt.
👉 Vizita ditore në shtëpi – nga nevojat më të lehta deri tek kujdesi mjekësor e ushqimor i plotë.
👉 Hapja e një Kuzhine dhe Vendtakimi Luksoz për Pensionistët.
👉 Angazhimi i intelektualëve pensionistë në shkolla e biblioteka, që dituria e tyre të shndërrohet në pasuri për gjeneratat e reja.
“Kujdesi për prindërit nuk është vetëm program politik – është detyrë, nder dhe shpirt shqiptar”, u shpreh Ilir Seferi.
Ky vizion i tij është pritur me shumë emocion dhe shpresë nga qytetarët e Skenderajt, të cilët e shohin si hapin e duhur drejt një shoqërie më të drejtë dhe më humane.









