Në fshatin Maxhunaj, ashtu si në çdo lagje tjetër të Vushtrrisë, po konfirmohet se fitorja e Lidhjes Demokratike të Kosovës është kërkesë e vetë qytetarëve.
Enis Maxhuni, me numrin 14 në listë, shihet si përfaqësuesi më i denjë i Maxhunajt, i cili njihet për drejtësi, sinqeritet dhe vendosmëri. Ai ka deklaruar se do t’i qëndrojë gjithmonë pranë qytetarëve, duke u bërë zë i secilës kërkesë jo vetëm për Maxhunajn, por edhe për gjithë Vushtrrinë.
Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, ka theksuar se mbështetja në Maxhunaj është tregues i qartë i besimit të qytetarëve për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.









