Nr. 46 në listën e LDK-së – Prishtina PËRTEJ
Astrit Shefki Gashi është një emër i dëshmuar në fushën e ekonomisë dhe biznesit, një aktivist i palodhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe një kontribuues i madh në zhvillimin e jetës shoqërore dhe ekonomike të vendit. Si pjesë aktive e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ai ka qenë gjithmonë një zë i fuqishëm për mbështetjen dhe fuqizimin e sektorit privat duke besuar se bizneset e forta janë themeli i një qyteti të zhvilluar.
Me përvojë të gjatë dhe vizion të qartë për të ardhmen, Astriti vjen si kandidat i LDK-së për Prishtinën, me synimin që kryeqyteti ynë të bëhet një qendër moderne evropiane ku biznesi, rinia dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin krah për krah.

Djali i ish-nënkryetarit të Prishtinës, Shefki Gashit, ai e trashëgon përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj qytetit dhe qytetarëve. Aktivizmi i tij politik dhe shoqëror, humanizmi i njohur dhe puna e palodhur në shërbim të komunitetit e bëjnë Astrit Gashin një kandidat të besueshëm dhe të domosdoshëm për Prishtinën.
Vota juaj për Astrit Shefki Gashin – Nr. 46, është votë për:
✅ Zhvillim të bizneseve lokale
✅ Mbështetje për rininë dhe inovacionin
✅ Transparencë dhe përkushtim qytetar
✅ Vazhdimësi të vizionit dhe punës së ndershme që e ka karakterizuar familja Gashi në shërbim të Prishtinës










