Kryetari i Komunës së Vushtrrisë dhe kandidat për një mandat tjetër, Ferit Idrizi, ka njoftuar për mbështetjen e madhe që ka marrë nga banorët e fshatrave Nadakoc, Sfaraqak dhe Mavriq gjatë takimeve elektorale.
Ai tha se së bashku me kandidatin për Asamble, Xhon Gubetini, është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të fuqishme nga qytetarët e këtyre zonave.
“Nadakoci, Sfaraqaku dhe Mavriqi treguan mbështetje të jashtëzakonshme për vizionin tonë! Së bashku me kandidatin tonë për Asamble, Xhon Gubetini, takuam banorët e këtyre fshatrave dhe u pritëm me entuziazëm e përkrahje të madhe. Faleminderit nga zemra për gjithë besimin dhe mbështetjen tuaj!”, ka shkruar Idrizi në një postim në rrjete sociale.









