Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ditën e përfundoi në Balincë, mes qytetarëve punëtorë dhe mikpritës.
Tahiri theksoi se më 12 tetor buxheti i komunës do të kthehet te qytetari, fermeri, nxënësi dhe gruaja vushtrriase, duke u zotuar për një qeverisje transparente dhe afër njerëzve.
Postimi i plotë i tij:
Ditën e mbyllëm në Balincë, në mes njerëzve punëtor e mikëpritës.
Balinci nuk e ka harruar ujësjellësin, mbështetjen e bujqve e fermerëve, ndërtimin e shtëpive, ndriçimin publik e plot projekte tjera.
Me 12 Tetor buxheti i Komunës do të kthehet prap te qytetari, fermeri, nxënësi e gruaja vushtrriase. Ky është zotimi ynë✌️.









