Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka ndarë një video në rrjetet e saj sociale, duke treguar një situatë të vështirë shëndetësore që po kalon.
Ajo shfaqet e shtrirë në divan, ndërsa punëtorja e saj e shtëpisë lutet për të.
Emina e ka shoqëruar videon dhe foton me fjalët:
“Syri i keq e ka ba të veten… nji brinj i plasatitur…”
“Do e bëj Zoti mirë”
Duke treguar kujdesin dhe përkushtimin që merr në shtëpi, modelja ka shtuar:
“Punëtorja ime e shtëpisë gjithmonë më bekon dhe lutet për mua.”
Ndërsa, duke mos e humbur humorin, Cunmulaj ka pranuar se edhe momentet e thjeshta janë bërë sfiduese:
“Një brinjë e plasaritur nuk është shaka… të qeshësh është e vështirë këto ditë.”
Pavarësisht dhimbjes që po kalon, Emina shfaqet me optimizëm dhe besim se së shpejti do ta kalojë edhe këtë sfidë, duke marrë mbështetje nga njerëzit më të afërt dhe lutjet e tyre.









