Tahiri: Sporti në Vushtrri ka ngecur, ndryshimi vjen më 12 tetor

Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, ka zhvilluar sot një takim me banorët e lagjes Dardania 1, ku ishte i shoqëruar nga kandidati për asamble komunale, Ramadan Parduzi.

Tahiri e prezantoi Parduzin si një figurë të njohur në sport, profesor, selektor dhe trajner i suksesshëm në volejboll, që vjen nga një familje sportistësh. Ai tha se përvoja e tij është e domosdoshme në përfaqësimin e sportit në kuvendin komunal.

Në fjalën e tij, Tahiri kritikoi qeverisjen aktuale për mungesë investimesh në këtë fushë. “Vushtrria ka ngecur në sport. Në katër vitet e fundit nuk është ndërtuar asnjë terren i ri sportiv dhe subvencionet nuk kanë shkuar për sportin, por për militantët partiak,” u shpreh ai.

Sipas Tahirit, situata do të ndryshojë pas zgjedhjeve të 12 tetorit, ku sporti do të ketë mbështetjen e duhur dhe prioritetin që i takon në qytet.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit