Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari, anëtare e familjes legjendare Jashari, ka qenë mbrëmë në Vushtrri ku shprehu mbështetjen e saj për kryetarin aktual të komunës, Ferit Idrizi.
Në një postim në rrjete sociale, ajo u shpreh e lumtur që ishte pranë qytetarëve dhe ekipit të Idrizit, duke e cilësuar atë si model për udhëheqje:
“Vushtrri, ishte kënaqësi të jem pranë jush në mbështetje të ekipit dhe kryetarit për edhe katër vite të tjera, shumë të respektuarit z. Ferit Idrizi. Kryetar, faleminderit që jeni një model i mirë në çdo aspekt,” shkroi Jashari.
Pjesëmarrja e saj shihet si një sinjal i fuqishëm mbështetjeje në prag të zgjedhjeve lokale, ndërsa Idrizi po vazhdon takimet me qytetarët për të kërkuar edhe një mandat të ri në krye të komunës.









