Tahiri mban takim në lagjen “Jeton Tërstena”, premton 7000 € subvencion për banesa dhe 300 € në muaj për gratë në trajnime

Kandidati për Kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka shpalosur paketën e tij thelbësore të mbështetjes për familjen, gjatë një takimi të mbajtur në lagjen “Jeton Tërstena”. I shoqëruar nga kandidati për asambleist, Arbër Hoxha, Tahiri u zotua se buxheti komunal do të përdoret për të lehtësuar barrën financiare të qytetarëve.

“Buxheti i Komunës do të kthehet te familja vushtrriase,” theksoi Tahiri, duke paraqitur katër pikat kryesore të programit të tij social:

Subvencionim i Banesës: Çiftet e reja do të mbështeten me subvencionim të normës së interesit deri në 7,000 € për blerje banese.

Fuqizimi i Grave: Çdo grua që dëshiron të kryejë trajnime profesionale për punësim do të subvencionohet me 300 € në muaj.

Kujdesi për Fëmijët: Komuna do të mbulojë plotësisht shpenzimet e logopedit dhe psikologut për fëmijët që kanë nevojë.

Çerdhet Private: Do të subvencionohet çmimi për familjet që dërgojnë fëmijët në çerdhe private.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit