Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka vizituar të shtunën një biznes të ri të suksesshëm në komunën që ai drejton.
Idrizi vizitoi kompaninë ‘Blic Ef Bau’, të drejtuar nga Fazli Peci, i cili pas eksperiencës së tij në Gjermani ka hapur biznesin e tij të ri në Vushtrri.
Idrizi ka thënë se Vushtrria po bëhet gjithnjë e më shumë qendër e bizneseve dhe iniciativave të suksesshme.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj Blic Ef Bau, biznesin e ri të hapur nga Fazli Peci, i cili pas eksperiencës së tij në Gjermani ka sjellë energji dhe ide të reja në Vushtrri.
Është krenari të shohim si sipërmarrësit e rinj po kontribuojnë në zhvillimin e qytetit tonë.
Vushtrria po bëhet gjithnjë e më shumë qendër e bizneseve dhe iniciativave të suksesshme. Faleminderit Fazli”, thuhet në postimin e tij.









