Kusari-Lila: Edhe nëse Gjykata thotë se nënkryetari i takon Srpska’s ne s’kemi votë për ta, zgjedhjet e vetmja zgjidhje

Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e koalicionit me VV-në, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mundet që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit.

Kusari-Lila tha se në situatën më ekstreme, nëse Kushtetuesja thotë se Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë u takon deputetëve të votojnë.

“Në situatën më ekstreme nëse Gjykata Kushtetuese thotë se shembull Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë neve na takon të votojmë. Nuk mundet Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit”.

“Votë për Listën Serbe apo përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë në Grupin Parlamentar të VV-së, të Guxo dhe të Alternativës”, u shpreh Kusari-Lila.

Tutje, ajo u shpreh se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje pas situatës së krijuar politike në Kosovë.

“Mendoj që zgjedhjet janë e vetme zgjidhje. Mendoj se ka qenë seanca e gjashtë apo e shtatë, kur kemi shkuar në absurditetin kur opozita e deritashme ka mundur ta rrëzojë shumë lehtë Komisionin për Votim të Fshehtë dhe të procedohet me votim të hapur, por nuk merrnin pjesë në votim”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit