Behgjet Pacolli dorëhiqet nga drejtimi i AKR-së, ja kush emërohet ushtrues detyre

Presidenti i deritanishëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), z. Behgjet Pacolli, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë.

Z. Pacolli, për shumë vite në krye të AKR-së, ka dhënë një kontribut të veçantë në jetën politike dhe ekonomike të Kosovës. Ai ka qenë gjithmonë i njohur për vizionin e tij, përkushtimin ndaj zhvillimit të vendit dhe angazhimin e palodhur në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës brenda dhe jashtë saj.

Aleanca Kosova e Re, nën udhëheqjen e tij, është shndërruar në një forcë që solli ide të reja, projekte konkrete dhe frymë bashkëpunimi në politikën kosovare.

Derisa të mbahet Kuvendi i ardhshëm i partisë, me vendim të strukturave të AKR-së, ushtrues i detyrës së kryetarit është caktuar z. Vesel Makolli. Ai njihet për përvojën e tij politike, korrektësinë dhe integritetin personal, duke u konsideruar si figurë që garanton vazhdimësinë e punës dhe frymës që e karakterizon AKR-në.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit