Vetëdorëzohet i dyshuari për vjedhje në Banjë të Malishevës, pak pasi u shpall në kërkim

Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës ka njoftuar se i dyshuari për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës është vetëdorëzuar, pas publikimit të fotografisë së tij në media gjatë pasdites së sotme.

Në njoftimin zyrtar të Policisë thuhet:

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka lëshuar sot një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim të identifikimit të një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Banjë të Malishevës. Pas publikimit të fotografisë së personit të dyshuar, i njëjti është vetëdorëzuar në polici.”

Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar: “Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin e treguar me Policinë e Kosovës, bashkëpunim i cili po kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.”

Hetimet për rastin e vjedhjes janë duke vazhduar nga njësitet përkatëse hetimore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit